Lidhje

Iraku ka aftësinë të ndërtojë armë bërthamore - 2002-09-09


Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike me qendër në Londër thotë se shkencëtarët që punojnë për udhëheqësin irakian, Sadam Husein, mund të ndërtojnë një armë bërthamore brenda pak muajsh, sikur ata të mund të sigurojnë nga jashtë materialin e nevojshëm radioaktiv.

Instituti Ndërkombëtar njoftoi sot se Iraku jo vetëm që ka një arsenal të madh armësh kimike e biologjike, por edhe një arsenal raketash të afta për të goditur Izraelin dhe shumicën e vendeve fqinje në Lindjen e Mesme.

Raporti i Institutit e bën edhe më të ngutshëm debatin rreth çështjes nëse ndërmarrja e veprimeve për të përmbysur Sadam Huseinin është e arsyeshme.//kk

XS
SM
MD
LG