Lidhje

Sekretari i shtetit Powell në takimin e nivelit të lartë në Johanesburg - 2002-09-10


Takimi botëror i nivelit të lartë mbi zhvillimin e vazhdueshëm i përfundoi punimet më 4 shtator. Ky ishte takimi i parë i tillë global që nga takimi i nivelit të lartë të tokës më 1992 në Rio de Janeiro.

Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për zhvillimin e vazhdueshëm. Në komentet që bëri në këtë takim, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se toka amerikane ka mishëruar gjithnjë një dëshirë të madhe për të ndihmuar njerzit që të krijojnë një jetë më të mirë për vete dhe për fëmijët e tyre. Ne, theksoi ai, gjithnjë e kemi kuptuar se mirëqënia jonë varet nga mirëqënia e gjithë banorëve të planetit Tokë.

Në takimin e nivelit të lartë në Johannesburg, Shtetet e Bashkuara paraqitën programe për shtimin e përdorimit të ujit të pastër dhe energjisë së përballueshme, pakësimin e ndotjes së mjedisit dhe përmirësimin e furnizimeve ushqimore për miliona njerëz. Në vendet në zhvillim, tha sekretari Powell, gati 25 përqind e popullsisë me zi mbijeton me një dollar në ditë ose edhe më pak. Në Zimbabve, mungesa e respektit për të drejtat e njeriut dhe për shtetin juridik i ka acaruar këta faktorë duke bërë që miliona njerëz të vuajnë nga uria. Të ndodhura përballë krizës së urisë, tha zoti Powell, disa qeveri në Afrikën jugore kanë penguar që ndihma ushqimore të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara t’u shpërndahen të uriturve, duke kundërshtuar ndihmat me misër gjenetikisht të ndryshuar, i cili është përdorur pa probleme kudo në botë që nga vitit 1995.

Presidenti George W. Bush e bëri të qartë lidhjen midis qeverisjes së mirë dhe mirëqënies njerzore këtë vit kur propozoi krijimin e programit Llogaria e Sfidave të Mijëvjeçarit. Në bazë të këtij programi, ndihma do t’u jepen vetëm atyre vendeve në zhvillim që qeverisin në mënyrë të arsyeshme, janë të angazhuara të investojnë në shëndetin dhe arsimin e popullatës, dhe ndjekin politika që nxisin sipërmarrjen dhe zhvillimin stimulues.

Vetëm ndihmat zyrtare të zhvillimit nuk janë të mjaftueshme, tha sekretari i shtetit Powell. Vendet e ndryshme duhet gjithashtu të jenë në gjendje të inkurajojnë tregtinë dhe investimet, që përbëjnë 80 përqind të fondeve të disponueshme për zhvillimin. Siç ka thënë presidenti Bush: Tregtia është motori i zhvillimit. //ze

XS
SM
MD
LG