Lidhje

Kosovë: OSBE miraton listat e kandidatëve për zgjedhje - 2002-09-10


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë thotë se 5, 500 kandidatë do të konkurojnë në zgjedhjet vendore të muajit të ardhshëm në Kosovë.

Misioni i OSBE-së në Kosovë njofton se ka miratuar 360 listat e kandidatëve nga forcat politike që do të konkurojnë në zgjedhje.

Misioni e bëri këtë njoftim sot, kur hapi zyrtarisht fushatën elektorale 45 ditëshe.

Kryetari i radhës së OSBE-së, ministri i Jashtëm portugez, Antonio Martines da Cruz, bëri thirrje për një fushatë energjike dhe paqësore që të përqendrohet në çështjet e ditës.

Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë thotë se kandidaturat e 219 personave u deklaruan të pavleshme për arsye të ndryshme, si përfshirja në më shumë se një listë kandidatësh dhe kandidimi duke qenë gjykatës apo anëtarë të forcës policore. //kk

XS
SM
MD
LG