Lidhje

UNMIK do të heqë taksat kufitare edhe me vendet e tjera fqinje... - 2002-09-10


Administrata e UNMIK-ut do të heqë taksat kufitare jo vetëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe me vendet e tjera fqinje. Këtë e bëri të ditur sot në Tiranë kryeadministratori i Kosovës, Mihajl Shtajner. Ai deklaroi se ishte mjaft i kënaqur nga mbështetja e qeverisë së Tiranës. Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, përsëriti se statusi përfundimtar i Kosovës duhet të vendoset nga vetë qytetarët e saj pa dallim etnie.

XS
SM
MD
LG