Lidhje

Misioni i trupave amerikane në Kosovë s'ka ndryshuar - 2002-09-10


Komandanti i forcave paqeruajtëse amerikane në Kosovë, Dagllas Lut, tha sot se misioni i trupave të tij nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë megjithë angazhimet e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. Në një takim me gazetarët, të mbajtur në kampin e forcave amerikane, Bond Steel, në Kosovën Lindore, gjenerali Lut u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të punojnë për paqen e sigurinë dhe kjo, sipas tij, është përkrahja më e mirë për luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG