Lidhje

Kalendari Historik 11 shtator - 2002-09-11


Në mëngjesin e 11 shtatorit të vitit 2001, në orën 8:45 minuta sipas kohës vendore, një avion i rrëmbyer udhëtarësh goditi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregëtisë në qytetin New York, duke hapur një të çarë të madhe. Ndërtesa u përfshi edhe nga zjarri i shkaktuar prej karburantit të avionit. Sikurse miliona të tjerë amerikanë, korrespondentja e Zërit të Amerikës në New York, Diane Murrell u tmerrua kur dëgjoi lajmin tragjik. Ajo pa gjithshka nga dritarja e ndërtesës ku punonte, pranë kullave binjake: ”Dhe pastaj një avion i dytë goditi kullën tjetër, e cila mori flakë. Të gjithë mendonin se ishte një mision vetvrasës”, tha zonja Murrell. Sikurse sulmi i parë, përplasja e avionit të dytë ishte me të vërtetë një mision vetvrasës i kryer nga terroristë myslimanë, të cilët kishin marrë avionët nën kontroll duke përdorur thika që i kishin futur kontrabandë. Brenda një ore, një tjetër avion i rrëmbyer, në aeroportin Dullas pranë Washingtonit, goditi ndërtesën e Pentagonit, duke shkatuar një të çarë në njërën prej 5 faqeve të ndërtesës, ku ndodhet selia e Departamentit të Mbrojtjes. Pas një ore, të dyja kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregëtisë, ndërtesat më të lartat në New York, u shëmbën, dhe më pas u shëmbën edhe kulla të tjera më të ulëta të kompleksit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës foli me një grua, e cila po kërkonte për vëllain e saj në rrënojat e Qendrës Botërore të Tregëtisë: ”Dua të hyj me një altoparlant dhe të thërras emrin e tij në se ndodhet nën rrënoja. Ndoshta mund të na dëgjojë dhe do ta kuptojë se nuk është vetëm, se ne jemi atje, se po lutemi për të dhe se po bëjmë ç’është e mundur për ta gjetur atë”. Ndërsa Administrata Federale e Aviacionit dha urdhër për herë të parë në historinë e vendit, që të gjithë avionët në hapësirën ajrore të Amerikës të uleshein në tokë, një avion i katërt i rrëmbyer atë ditë, u përplas në një fushë të Pensilvanisë. Nga bisedat telefonike me udhëtarë që ndodheshin në bord, kuptohet se në monetin kur avioni u rrëzua, ata po orvateshin të hynin me forcë në kabinën e pilotit për ta marrë avionin nën kontroll. Pas intervistave me luftëtarë të kapur të al-Kaidës në Afganistan, hetuesit mësuan se avioni i katërt kishte në shënjestër një objekt tjetër në Washington, ndoshta Shtëpinë e Bardhë apo Kapitolin. Numri i të vdekurve nga 4 avionët e rrëzuar, i kaloi të tre mijët. Në mbrëmjen e 11 shtatorit, presidenti Bush iu drejtua kombit me një fjalim, në të cilin tha se veprimet terroriste ”thyen çelikun e ndërtesave, por ato nuk mund të përkulin çelikun e vendosmërisë amerikane.” Shumë shpejt presidenti do të shpallte një luftë të gjithanshme kundër terrorizmit, duke u përqëndruar tek udhëheqësi i rrjetit al-Kaida, Osama Bin Laden.

Më 11 shtator të vitit 1963, filloi pa probleme integrimi racor i Universitetit të Karolinës së Jugut, me vendim të gjykatës. Tri studentë zezakë, të parët që shkonin në Universitetin e Karolinës së Jugut që nga viti 1877, u paraqitën në sekretari për t’u regjistruar. Më vonë, disa studentë të bardhë u uruan atyre mirësearsdhjen në ambjentet e univeristetit dhe i ftuan ata për drekë në mencën ku më parë nuk lejohej hyrja e studentëve me ngjyrë. Ky ishte një qëndrimin i ndryshëm nga ai shpesh i egër i qytetarëve dhe studentëve ndaj urdhërave të kësaj natyre në shtete të tjera të jugut amerikan gjatë përpjekjeve në vietet’ 60 për integrimin e shkollës. Media e Karolinës së Jugut ja dha meritën për atmosferën paqësore në Universitet guvernatorit Donald Russell. Megjithëse personalisht guvernatori Russell ishte kundër vendimeve të gjykatës kundër qëndrimeve raciste, ai tha se Karolina e Jugut do ta trajtonte këtë çështje, sipas fjalëve të tij, në mënyrë paqësore dhe në përputhje me emrin e mirë të shtetit dhe popullit të tij. Demonstrimi i parë i variantit më të thjeshtë të kompjuterit u bë më 11 shtator të vitit 1940. Në vjeshtën e vitit 1937, George Stibitz, shkencëtar në laboratoret Bell, ndërtoi një makinë llogaritëse dixhitale, që punonte me bateri, shiritë metalikë të një kutie duhani dhe llampa elektrike që hapeshin dhe mbylleshin. Shkenëcëtarët e kuptuan se kjo pajisje mund të përbënte zgjidhje për problemin e makinave llogaritëse me shumë veprime, tepër të shpejta, mungeas e të cilave në atë kohë ishite bërë pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të rrjeteve telefonike. Laboratori Bell autorizoi ndërtimin e një makine llogaritëse me shumë veprime, sipas modelit Stibitz. Në janar të vitit 1940, George Stibitz dhe ekipi i tij kishin ndërtuar një pajisje të njohur si ”Makina llogaritëse për numra të përbërë”. Demonstrimi i kësaj makine u bë më 11 shtator të vitit 1940, gjatë një takimi të Shoqatës Amerikane të Matematikës në kolegjin Dartmouth në New Hampshire. George Stibitz u kërkoi matematicienëve të kolegjit të thonin probleme, të cilat ai i transmetoi me teleprinter në makinën llogaritëse, e cila ndodhej në New York. Brenda një minute erdhi përgjigja nëpërmjet të linjës telefonike. George Stibitz njihet në të gjithë botën si babai i kompjuterit dixhital modern.//kk

XS
SM
MD
LG