Lidhje

Në gjithë botën interpretohet ”Rekuiem” - 2002-09-11


15 mijë muzikantë nga e gjithë bota interpretuan Rekuiemin e Moxartit, në çdo zonë kohore në orën 8:46 sipas orës lokale, momenti kur aeroplani i parë goditi Qendrën Botërore të Tregëtisë vitin e kaluar.

Duke filluar nga Zelanda e Re deri në Polin e Jugut ajo që quhet Rolling Rekuiem u interpretua nga kore profesioniste dhe kore të shkollave në 41 shtete amerikane dhe 22 vende të tjera në mbarë botën.

Kjo ishte ideja e një grupi këngëtarësh në qytetin Seattle të Washingtonit të cilët menduan se Rekuiemi do të ishte një mënyrë ideale për të nderuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit. Mozarti vdiq duke e kompozuar këtë kryevepër.//kk

XS
SM
MD
LG