Lidhje

Evropë: Veprimtari përkujtimore - 2002-09-11


Në gjithë Evropën po mbahen ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit.

Miliona njerëz në gjithë kontinentin mbajtën një minutë heshtje në momentin kur avioni i parë goditi Qendrën Botërore të Tregtisë, një vit më parë.

Princi Charles, kryeministri Tony Blair, dhe anëtarë të familjeve të disa prej 67 viktimave britanike të sulmeve u bashkuan në Katedralen Shën Pali të Londrës me rreth dy mijë të tjerë për të marrë pjesë në një shërbesë përkujtimore kombëtare.

Në Gjermani, kancelari Gerhard Schroeder dhe presidenti Johannes Rau, morën pjesë në një ceremoni në katedralen qendrore të Berlinit, ku dënuan sulmet terroriste të 11 shtatorit. Në Francë, presidenti Zhak Shirak, mori pjesë në një ceremoni të veçantë në rezidencën e ambasadorit amerikan, ku ai u zotua të vazhdojë luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe barbarisë.

Para parlamentit evropian në Bruksel, flamuri i Shteteve të Bashkuara u ngrit përkrah flamurëve kombëtarë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i telefonoi sot presidenti Bush për t’i shprehur popullit amerikan ngushëllimet e popullit rus.//kk

XS
SM
MD
LG