Lidhje

OKB nderon viktimat e 11 shtatorit - 2002-09-11


Në një ceremoni të mbajtur sot në një kopsht në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, përfaqësues të 190 vendeve anëtare të organizatës botërore u mblodhën për të kujtuar viktimat që vinin nga 90 vende të botës.

Zoti Annan tha se aktet terroriste dëmtuan gjithçka për të cilën punon ky organizëm ndërkombëtar: paqen, zhvillimin, lirinë dhe respektin për jetën njerëzore. Ai tha se terroristët duhet të mposhten nga një botë që vepron si një e vetme.

Pritet që zoti Annan dhe sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell të flasin sonte në një takim të zyrtarëve të lartë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Vendet pritet të përsërisin angazhimin e tyre në luftën globale kundër terrorizmit.

Përreth selisë së Kombeve të Bashkuara masat e sigurisë janë të jashtëzakonshme, ndërkohë që udhëheqësit botërorë arrijnë për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në një fjalim që do të mbajë të enjten para asamblesë, Presidenti Bush pritet të paraqesë fakte për një ndërhyrje të mundshme ushtarake për përmbysjen e presidentit irakian, Saddam Hussein.//kk

XS
SM
MD
LG