Lidhje

Në New York mbyllen ceremonitë përkujtimore - 2002-09-12


Në praninë e udhëheqësve apo zyrtarëve nga secili nga të 92 vendet që humbën qytetarët e tyre në Qendrën Botërre të Tregtinë, Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg dhe një zjarrfikës pensionist i cili humbi dy djem në sulmet e vitit të kaluar, një zjarrfikës dhe një polic, ndezën flakën e përjetëshme. Në ceremoni morrën pjesë edhe fëmijë që humbën prindërit dhe të afërmit.

Flaka digjet në Parkun Battery, në skjin e fundëm të Manhattanit, ku dikur kullat binjake hidhnin hijene tyre gjigande. Ceremonia përfundimtare filloi në perëndim të diellit, duke mbyllur një ditë përkujtimore në përvjetorine parë të sulmeve të 11 shtatorit. Ashtu si dhe ceremonitë e mëparëshme, edhe kjo që u zhvillua në New York me pjesëmarrjen e udhëheqësve të huaj dhe të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara mbarte një simbolizëm të theksuar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, u dhanë qirinj disa dhjetra udhëheqësve të huaj ndërmjet të cilëve edhe Presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai,

Pasi lexoi një fragment nga fjalimi i Presidentit Franklin D. Roosevelt në vitin 1941 mbi katër liritë, lirinë e fjalës, të besimit, të çlirimit nga etja për pasuri dhe të çlirimit nga frika për të gjithë botën, zoti Bloomberg tha edhe këto pak fjalë nga ana e tij:

“Për vendin tonë, 11 shtatori do të jetë gjithmonë një ditë dëshpërimi. Ky është një përvjetor i dhimbshëm humbjeje që ne e kujtojmë sëbashku me 91 vende të tjera. Por kujtimet e atyre që humbën jetën do të shkëlqejnë pafundësisht dhe do të ndezin një flakë lirie që do të ndriçojë të gjithë botën".

Pas flakës është vendosur “Sfera” që i shpëtoi për mrekulli zhdukjes pas shëmbjes së Kullave Binjake të Qendrës Botëroe të Tregtisë. Kjo skulpturë simbolizonte “paqen nëpërmjet tregtisë botërore” në hyrej të kompleksit të dikurshëm. Tani skulptura e dëmtuar, por që u restauru kohët e fundit, përfaqëson vendosmërinë për të rindërtuar.

XS
SM
MD
LG