Lidhje

Peshkopi: incident i rëndë në komisariatin e policisë - 2002-09-12


Në mjediset e komisariatit të policisë në qytetin e Peshkopisë, si rezultat i një grindjeje mes uniformave blu, mbeti i vrarë një qytetar dhe u plagosën gjashtë policë, katër prej të cilëve në gjendje rëndë. Rreth orës 15:00 dy prej tyre u dërguan me helikopter në Tiranë, ndërkohë që njëi tretë kaloi në vdekje klinike dhe u kthye në sallën e operacionit në spitalin e qytetit.

Polici që dyshohet si shkaktar i incidentit, njoftohet se është larguar i plagosur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima mësohet se ishte një qytetar i rastit që po interesohej për t’u pajisur me pasaportë ndërkombëtare.

Ndërkohë, sot pasdite ministria e rendit urdhëroi shkarkimin e drejtorit të policisë së qarkut të Dibrës dhe shefin e komisariatit të Peshkopisë.

Ministria e rendit ka dërguar në qytet drejtorin e komanduar të policisë së shtetit, Pjerin Ndreu, dhe forcat speciale.

XS
SM
MD
LG