Lidhje

Musharaf:Pakistani nuk do të përzihet në një sulm ndaj Irakut - 2002-09-12


Presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, u shpreh se vendi i tij nuk dëshëron të përfshihet në ndonjë prej veprimeve ushtarake amerikane kundër Irakut, duke thënë se një sulm i tillë mund të ndezë ekstremizmin islamik në Azinë Jugore.

Në një intervistë dhënë së përditshmes New York Times, gjenerali Musharraf tha se në takimin që do të ketë sot me Presidentin Bush, do t’i bëjë atij thirrje që të kërkojë konsensusin e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos të vendeve myslimane.

Gjenerali Musharraf tha se tensionet në Lindjen e Mesme janë tepër të larta dhe se një ndërhyrje amerikane kundër një vendi arab apo mysliman do të kishte një efekt negativ në botën islamike.

//rd//

XS
SM
MD
LG