Lidhje

Italia arreston 15 shtetas pakistanezë - 2002-09-12


Policia italiane thotë se ka arrestuar 15 shtetas pakistanezë të akuzuar për lidhje me rrjetin terrorist al-Qaida.

Sipas citimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar i policisë në qytetin Caltanisetta të Siçilisë tha se personat në fjalë u urëdhëruan të ndaloheshin disa ditë më parë.

Personat e dyshuar si terroristë arritën në Itali muajin e kaluar me një anije që sipas njoftimeve ishte nisur nga Kazablanka e Marokut.

XS
SM
MD
LG