Lidhje

Shërbesë për viktimat e paidentifikuara në Pentagon - 2002-09-12


Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld do të flasë sot në një shërbesë të përmortshme për viktimat e paidentifikuara të sulmit terrorist të 11 shtatorit kundër Pentagonit.

Një vazo ku ndodhet hiri i personave të paidentifikuar do të varroset në Varrezën Kombëtare të Arlingtonit pranë Uashingtonit, nën një pllakë ku janë gdhendur emrat e të 184 viktimave të sulmit kundër Pentagonit.

Midis atyre, trupi i të cilëve nuk u gjet dot, janë një kolonel në pension i ushtrisë dhe një familje prej katër vetash, që të gjithë pasagjerë të avionit që u përplas në Pentagon.

Ceremoninë do ta kryesojë nën-sekretari i mbrojtjes, Paul Wolfowitz. Ceremonia zhvillohet pas shërbimit përkujtimor të mbajtur dje në Pentagon, në kuadrin e veprimtarive në mbarë vendin me rastin e një vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

//rd//

XS
SM
MD
LG