Lidhje

ICG: Të forcohet Sistemi Juridik në Kosovë - 2002-09-12


Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë private ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve, thotë se një sistem juridik i pavarur, i efektshëm dhe transparent do të ishte themeli i një shoqërie të qendrueshme dhe demokratike në Kosovë.

Në një raport të tij, Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se megjithë punën e bërë, sistemi juridik në Kosovë ende nuk është i aftë të hetojë me efektivitet krimet.

Në raport thuhet se ndjekja e çështjes penale që buron nga arrestimet e disa ish anëtarëve të UÇK-së në muajin gusht, do të provojë aftësinë e sistemit juridik për hetimin e krimeve, sigurimin e provave si dhe aftësinë e tij për zhvillimin e gjykimeve të lirë e të drejtë, duke mbrojtur të drejtat e viktimave, të dëshmitarëve dhe të personave të akuzuar.

UNMIK-u, thuhet në raport, duhet të ndërmarrë një fushatë publike për të shpjeguar se askush nuk duhet të qendrojë mbi ligjin.

//rd//

XS
SM
MD
LG