Lidhje

Kalendari Historik 12 shtator - 2002-09-12


Më 12 shtator të vitit 1960, John F. Kenedy, kandidati i Partisë Demokratike për president, preku çështjen e fesë së tij katolike. Asnjë katolik nuk ishte zgjedhur më parë në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ishin shprehur parashikime se elektorati kryesisht protestant në disa shtete nuk do të votonte për zotin Kenedy për shkak të përkatësisë së tij fetare. Disa protestantë me ndjenja antikatolike shtronin pyetjen nëse vendimet politike të marra nga një presidenti katolik Kennedy do të ndikoheshin nga dogmat e Vatikanit. Kandidati Kenedy vendosi ta diskutonte këtë çështje gjatë një fjalimi në mbledhjen e klerikëve protestantë në Houston të Texasit. “Unë nuk përfaqësoj fenë time në çështjet publike dhe as kisha nuk më përfaqëson mua. Çfarëdo çështjeje që të më dalë përpara si president, nëse do të zgjedhem, qoftë për planifikimin familjar, divorcin, censurën, bixhozin apo ndonjë subjekt tjetër, unë do ta marr vendimin në përputhje me këto pikëpamje, në përputhje me atë që sipas ndërgjegjjës time është në intersein kombëtar, pa trysninë apo diktatin e jashtëm fetar. Dhe asnjë fuqi apo kërcënim për ndëshkim nuk do të më bënte të veproj ndryshe” - tha zoti Kenedy

Më 12 shtator të vititi 1869, udhëheqësit e organizatave amerikane kundër alkoolit u takuan në Çikago të shtetit Illinois për të themeluar Partinë Kombëtare Prohibition. 100 burra dhe gra që kundërshtonin prodhimin dhe përdorimin e alkoolit në baza fetare dhe morale, kërkonin ndalimin e shitjes së pijeve alolike në Shtetet e Bashkuara. Organizatat kundër alkoolit në Shtetet e Bashkuara ankoheshin se dekada të tëra të përdorimit të tepruar të alkoolit fajsohen për dhunën në familje, varfërinë, krimin, rrëmujën si edhe mungesën e përgjegjshmërisë dhe të aftësive të domosdoshme në shitore dhe fabrika. Fushata presidenciale e vitit 1872 shënoi përpjekjen e parë të Partisë Prohibition në jetën politike kombëtare. Partia Prohibition ishte një nga organizatat kundër alkoolit, të cilave u jepet merita për miratimin në vitin 1919 i amendamentit të tetëmbëdhjetë të Kushtetutës Amerikane, që ndalonte pijet alkoolike në Amerikë. Ky amendament u shfuqizua në 1933.

//rd//

XS
SM
MD
LG