Lidhje

SHBA: ekstremistët aktivë në Evropën Qendrore dhe Lindore - 2002-09-13


Një zyrtare e lartë amerikane u bëri thirrje vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore që të bëjnë më shumë në fushatën ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Ambasadorja amerikane në Hungari, Nancy Goodman Brinker tha dje në një konferencë të vendeve ish-komuniste evropiane në Budapest se ekstremistët janë aktivë në rajon. Ajo tha se ka shenja se rrjeti terrorist al-Qaida po vepron në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Ambasadorja tha se ka shqetësime se rajoni mund të bëhet rrugëkalim për armë të paligjshme që kanë si destinacion botën perëndimore.

Ajo vlerësoi ato që i quajti përpjekje për të përmirësuar sigurinë kufitare dhe angazhimin e Hungarisë për të mos lejuar terroristët që të përdorin bankat hungareze për të qarkulluar paratë e tyre. Por ajo u bëri thirrje zyrtarëve në Budapest që të marrin pjesë në forcën ndërkombëtare paqeruajtëse në Afganistan dhe në luftën ndaj terrorizmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.//kk

XS
SM
MD
LG