Lidhje

Bagdadi: Bush gënjeu për Irakun - 2002-09-13


Bagdadi thotë se presidenti Bush përdori gënjeshtra dhe shpifje kur paralajmëroi Asamblenë e Kombeve të Bashkuara rreth rrezikut që paraqet programi irakian i armëve.

Zëvendëskryeministri Tarik Aziz tha se do të hedhë poshtë çdo aspekt të fjalimit të presidentit Bush mbi Irakun.

Britania përshëndeti fjalimin e presidentit Bush në Kombet e Bashkuara, ndërsa vende të tjera i bënë thirrje Washingtonit të punojë me organizatën botërore në përpjekje për të zgjidhur krizën rreth Irakut.

Ministri i Jashtëm i Rusisë do të flasë sot para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por në një deklaratë nga Moska thuhet se ende ekzistojnë mundësitë për një zgjidhje diplomatike të mosmarrëveshjes me Irakun.

Në një deklaratë kineze thuhet se Pekini do të luajë rol aktiv në debatin e Kombeve të Bashkuara.//kk

XS
SM
MD
LG