Lidhje

5 shtetas amerikanë akuzohen se kanë mbështetur terroristët - 2002-09-15


Pesë shtetas amerikanë të arrestuar të premten në New York, për të cilët është thënë urdhër të mbahen nën arrest pa patur të drejtë të lirohen me pagesë, akuzohen se i kanë dhënë mbështetje materiale terroristëve.

Personat në fjalë, të gjithë të lindur në Shtetet e Bashkuara akuzohen se kanë operuar një celulë të al-Qaidës në qytetin Lachawanna, në periferi të Buffalos në shtetin e New Yorkut.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Larry Thompson, tha se pesë burrat u stërvitën për përdorimin e armëve në një nga kampet e al-Qaidës në Kandahar të Afganistanit vitin e kaluar.

Zyrtarët e rendit nuk i kanë lidhur të dyshuarit me ndonjë sulm eminent terrorist ose me sulmet e 11 shtatorit të vitit të kaluar në New York dhe në Uashington.//kk

XS
SM
MD
LG