Lidhje

Miqësia e SHBA me fenë islame - 2002-09-16


Lufta kundër terrorizmit global nuk është luftë ndërmjet perëndimit dhe Islamit. Ajo është një luftë kundër ekstremistëve që përpiqen të marrin peng njërën prej feve më madhështore të botës. Siç u shpreh presidenti George W. Bush, ”Fytyra e terrorit nuk është fytra e vërtetë e Islamit. Islami është një besim që rehaton shpirtërat e një miliard njerëzve në mbarë botën. Është fe që mbështetet në dashurinë, dhe jo urrejtjen”.

Ndërkohë që bota nderoi përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, presidenti Bush u zotua për miqësi me arabët dhe myslimanët e botës dhe ngriti lart myslimanët e Amerikës për kontributin e tyre në suksesin e Shteteve të Bashkuara. ”Ata janë krenarë për vendin tonë, për ushtrinë tonë, për aleatët tanë që punuan së bashku për çlirimin e Afganistanit”, tha presidenti Bush. “Amerikanët e fesë myslimane provojnë të njëjtin hidhërim që kemi ne të gjithë, tha ai, për atë ç’ka u ndodhi Shteteve të Bashkura. Ata janë po aq krenarë për Amerikën, sa ç’jam edhe unë. Ata e duan Amerikën, sa ç’e dua edhe unë”, tha presidenti Bush.

Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë miqësinë me myslimanët dhe arabët në mbarë botën. 6 herë në 11 vjetët e fundit, në Kuvajt, në Irakun Verior, Somali, Bosnjë, Kosovë dhe Afganistan, amerikanët rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur njerëzit nga rrënimet e luftës dhe zija e bukës si pasojë e luftrave. Në sejcilin prej këtyre rasteve, amerikanët po mbronin popullsi me shumicë myslimane.

Para një viti, populli i Afganistanit jetonte nën shtypje, ndërkohë që vendi shërbente si strehë për terrorin. Siç ka thënë presidenti Bush,”sot afgfanët po ndërtojnë një të ardhme më të mirë”. ”Ne, tha ai, ndjehemi krenarë që u qendrojmë pranë dhe i ndihmojmë ata”.

Larmia e grupeve të ndryshme etnike është njëra prej fuqive më të mëdha të Amerikës. Amerikanët besojnë se asnjë fe apo grup etnik nuk duhet të persekutohet apo diskriminohet për hir të veprimeve të pak individëve. Siç ka thënë presidenti Bush, ”me qëllim që të mos i nënshtrohemi së keqes që iu shkaktua Amerikës më 11 shtator, ne duhet të hedhin poshtë të gjitha llojet e fanatizmit. Fanatizmi nuk është pjesë e shpirtit tonë, tha ai. Fanatizmi nuk do të bëjë pjesë në të ardhmen tonë. Në luftën tonë kundër terrorit, ne nuk duhet të harrojmë kurrë vlerat që e bëjnë Amerikën kaq të fuqishme, vlerat e respektit dhe tolerancës”, tha presidenti Bush.

//rd//

XS
SM
MD
LG