Lidhje

Shpërthim në Grozni - 2002-09-16


Një shpërthim në kryeqytetin Grozni të republikës separatiste ruse të Çeçenisë, shkaktoi vdekjen e të paktën 6 vetave dhe plagosjen e rreth 20 të tjerëve.

Agjencitë ruse të lajmeve njoftojnë se shpërthimi ndodhi në afërsi të tregut qendror të qytetit. Mendohet se shumica e viktimave ishin udhëtarë të një autobusi.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Njoftohet se autoritetet çeçene kanë filluar hetimet.

//rd//

XS
SM
MD
LG