Lidhje

Helmim ushqimi nga bari i miut në Kinë - 2002-09-16


Në Kinë, mjetet shtetërore të informimit njoftojnë se bari i miut mund të ketë shkaktuar një helmim ushqimi në masë të shtunën, pranë qytetit lindor Nanjing.

200 vetë u shtruan në spital si pasojë dhe një numër i papërcaktuar njerëzish vdiqën. Njoftimet fillestare flasin për 41 të vdekur. Mjetet e informimit citojnë një zyrtar të ketë thënë se një hetim fillestar tregonte se bari i miut ishte gjetur në ushqimin që u ishte dhënë viktimave.

Helmimi ndodhi të shtunën në qytetin industrial Tanshan. Klientët, nxënës shkolle dhe punëtorë, filluan të rrëzoheshin pasi hëngrën mëngjes në një restorant.

//rd//

XS
SM
MD
LG