Lidhje

SHBA-ja kërkon ekstradimin e Ramzi Binalshibit - 2002-09-16


Shtetet e Bashkuara thonë se duan që të marrin nën vërrejtje një person të dyshuar si terrorist dhe se po punojnë me autoritetet pakistaneze për të siguruar ekstradimin e tij. Këshilltarja për Sigurimin Kombëtar, Kondoliza Rice, tha dje se “me siguri” që Shtetet e Bashkuara duan të marrin nën vërrejtje Ramzi Binalshibh-in, personi që dyshohet se ishte organizatori kryesor i sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ajo e cilësoi arrestimin e këtij personi të mërkurën si “një arritje të rëndësishme”.

Më parë, Gjermania tërhoqi kërkesën për ekstradimin e Binalshibh-it, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë arsye më të forta për ta marrë atë nën vërrejtje. Ramzi Binalshib-i, i cili u arrestua në Karaçi të mërkurën sëbashku me 10 persona të tjerë që dyshohen si anëtarë të rrjetit al-Qaida, është marrë në pyetje nga hetuesit amerikanë.

Ndërkaq, autoritetet amerikane në Buffalo të New Yorkut, po mbajnë nën arrest pesë burra të akuzuar se u kanë dhënë “mbështetje materiale” terroristëve. Zyrtarët thonë se personat në fjalë të lindur në Shtetet e Bashkuara por me prejardhje nga Jemeni, u stërvitën për përdorimin e armëve dhe ndoqën një fjalim të Osama Bin Ladenit në një kamp stërvitjeje të al-Qaidës në Afganistan, disa muaj para sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Ata thonë ende nuk ka asnjë të dhënë që t’i lidhë ata me ndonjë sulm terrorist dhe as të dhëna se ata mund të kenë qënë duke përgatitur ndonjë sulm. Një gjykatës deklaroi pafajësinë në emër të secilit prej tyre të shtunën dhe caktoi seancën e ardhëshme gjyqësore për të mërkurën.

XS
SM
MD
LG