Lidhje

Iraku: nuk ka më arsye për sulm - 2002-09-17


Bagdadi thotë se vendimi i tij për të lejuar kthimin pa kushte të inspektorëve ndërkombëtarë të armëve ka zhdukur çdo shkak për ndërmarrjen e një sulmi amerikan kundër Irakut.

Zëvendës-kryeministri Tarik Aziz e bëri këtë koment sot në Bagdad, pak orë pasi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, bëri të ditur se Iraku kishte pranuar të lejojë kthimin e inspektorëve të armëve.

Zoti Annan tha se udhëheqja irakiane e përcolli këtë mesazh nëpërmjet një letre që iu dorëzua atij nga ministri i Jashtëm, Naxhi Sabri.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi letrën irakiane si një hap taktik që ka për synim mënjanimin e veprimeve të ashpra nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Inspektorët ndërkombëtarë të armëve u larguan nga Iraku në vitin 1998 dhe nuk janë lejuar të kthehen më në atë vend.//kk

XS
SM
MD
LG