Lidhje

Reagime ndërkombëtare ndaj vendimit të Irakut - 2002-09-17


Britania dhe Franca reaguan me rezerva ndaj vendimit të Irakut për të lejuar kthimin e inspektorëve ndërkombëtarë të armëve, ndërsa Rusia dhe Kina e përshëndetën këtë hap.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik, Tony Blair, tha se regjimi irakian ka një kohë të gjatë që bën lojra lidhur me çështjen e inspektimit të armëve.

Ministri i Jashtëm francez, Dominique de Villepin, tha se tani presidentit irakian, Sadam Husein, duhet t’i kërkohet ta mbajë fjalën e dhënë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Igor Ivanov, u tha gazetarëve se përpjekjet e përbashkëta ndërkombëtare kanë zhdukur kërcënimin e luftës me Irakun.

Ministri i Jashtëm kinez, Tang Jiaxuan tha se qeveria e tij do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për arritjen e një zgjidhjeje politike.//kk

XS
SM
MD
LG