Lidhje

5 studentë palestinezë plagosen nga një shpërthim - 2002-09-17


Të paktën pesë studentë palestinezë u plagosën nga një shpërthim në oborrin e një shkolle, në jug të qytetit të ndarë Hebron në Bregun Perëndimor. Shkaku i shpërthimit ende nuk është i qartë. Ndërkohë, po sot forcat izraelite bastisën një zonë pranë kampit Khan Younis të refugjatëve në jug të Rripit të Gazës, duke arrestuar 23 të dyshuar si ekstremistë myslimanë dhe duke shkatërruar nëntë fabrika armësh. Zyrtarët palestinezë të sigurisë thonë se ushtarët izraelitë shkatërruan dy punishte metali dhe disa fabrika për plastikën dhe pëlhurat. Ata thonë se ushtarët kontrolluan gjithashtu rreth 60 shtëpi. Nuk ka patur njoftime për viktima.//kk

XS
SM
MD
LG