Lidhje

Organizatori i 11 shtatorit nën kontrollin e SHBA-së - 2002-09-17


Autoritetet amerikane kanë marrë në dorëzim pesë persona të dyshuar si anëtarë të al-Kaidës, të cilët u kapën javën e kaluar në Pakistan.

Mes tyre është edhe Remzi bin al-Shibi, i cili akuzohet si kreu i grupit që kreu sulmet e 11 shtatorit të vitit të kaluar.

Zyrtarë amerikanë dhe pakistanezë konfirmuan dje se bin al-Shibi dhe katër të tjerët ishin transferuar me aeroplan nga Pakistani në një vend që mbahet sekret.

Zoti bin al-Shibi akuzohet se ishte udhëheqësi i një celule të al-Qaidës në Gjermani, që siç thuhet planifikoi dhe vuri në jetë goditjet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.

Hetuesit amerikanë mendojnë se ai kishte pasur në plan të bashkohej me 19 rrëmbyesit e tjerë, por nuk mundi të siguronte një vizë amerikane. Polcia pakistaneze thotë se ka arrestuar edhe një person tjetër, që mendohet të ketë pasur gisht në vrasjen e gazetarit të Wall Street Journal, Daniel Pearl. //kk

XS
SM
MD
LG