Lidhje

Shpërthim vetëvrasës në Izrael - 2002-09-18


Një palestinez që dyshohet se ishte autori i një shpërthimi vetëvrasës, vrau veten dhe të paktën një person tjetër pranë një stacioni autobusi para një fshati arab në Izraelin verior.

Radioja izraelite njofton se dy persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi i sotëm. Autoritetet thonë se autori i shpërthimit mesa duket aktivizoi lëndët plasëse para kohe kur pa që policia po afrohej.

Shpërthimi është sulmi i parë brenda Izraelit që nga fillimi i gushtit. Ai ndodhi disa orë pasi kryeministri izraelit, Ariel Sharon hodhi poshtë një ofertë palestineze për të ndalur sulmet ndaj civilëve brenda Izraelit si pjesë e një armëpushimi gradual.

Zoti Sharon u tha anëtarëve të kabinetit se duhet të marrë fund i gjithë terrori dhe dhuna para se të ketë përparim drejt paqes.

Për shpërthimin e sotëm, Izraeli fajësoi atë që ai e cilësoi si mungesë e plotë veprimi nga ana e Autoritetit Palestinez.

Sipas ofertës palestineze për armëpushim, udhëheqësit do të t’u kërkonin ekstremistëve t’u jepnin fund të gjitha sulmeve ndaj civilëve brenda Izraelit. Mirëpo, armëpushimi nuk do të ishte i vlefshëm për ushtarë izraelitë, apo kolonët në Bregun Perëndimor dhe Rrripin e Gazës, të cilëve palestinezët iu referohen si luftëtarë në territoret e pushtuara palestineze.//kk

XS
SM
MD
LG