Lidhje

Rumsfeld: kongresi të autorizojë veprime ndaj Irakut - 2002-09-18


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se është e nevojshme që Kongresi amerikan të autorizojë ndërmarrjen e veprimeve kundër Irakut para se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të votojë lidhur me këtë çështje.

Sekretari Rumsfeld i tha komisionit të Senatit për forcat e armatosura se asnjë shtet nuk paraqet kërcënim më të madh dhe më të pranishëm ndaj sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe qëndrueshmërisë botërore sesa regjimi i Sadam Huseinit.

Zoti Rumsfeld tha se vonimi i një vote në Konges do të dërgonte mesazhin se Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë të gatshme të përballen me udhëheqësin irakian.

Dy protestues ndërprenë seancën me pyetje përgjigje, duke thirrur “inspektime dhe jo luftë” para se të nxirreshin jashtë nga rojet e sigurimit.

Pas këtij incidenti, zoti Rumsfeld tha se objektivi në Irak nuk është inspektimi i armëve, por çarmatimi.//kk

XS
SM
MD
LG