Lidhje

Rugova viziton Mitrovicën - 2002-09-18


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe komandanti i KFOR-it, Marcel Valentin, thanë sot se shpresojnë në integrimin sa më të shpejtë të qytetit të ndarë të Mitrovicës. Gjatë një ceremonie me rastin e ndërrimit të komandantëve të KFOR-it në veriun e Kosovës, presidenti Rugova u bëri thirrje pjestarëve të komunitetit serb që të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 26 tetorit, duke ofruar, siç tha ai, garanci për mbrojtjen e tyre.

XS
SM
MD
LG