Lidhje

Gjermania nuk duhet të japë dëmshpërblim për një masakër të Luftës - 2002-09-18


Gjykata më e lartë e Greqisë arriti në përfundimin se gjykatat greke nuk mund të urdhërojnë Gjermaninë t’u paguajë dëmshpërblim të afërmve të viktimave të një masakre të periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi i Gjykatës së Lartë greke u bë i njohur sot. Gjykata e Lartë thotë se e drejta ndërkombëtare nuk e lejon Greqinë të detyrojë Gjermaninë të paguajë dëmshpërblimin.

Kërkesa për dëmshpërblim është paraqitur në gjykatë nga të afërmit e 218 burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë nga trupat gjermane në një masakër të vitit 1944, në fshatin Distomo të Greqisë qendrore.

Pritet që paditësit t’ia paraqesin çështjen Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.//kk

XS
SM
MD
LG