Lidhje

Ish-bashkëpunëtori francez i nazizmit lirohet për arsye shëndetësore - 2002-09-18


Avokatët e shtetasit francez, Maurice Papon, i dënuar për bashkëpunim me nazistët, thonë se një gjykatë e apelit në Paris urdhëroi lirimin e tij nga burgu për arsye shëndetësore. Ata thonë se ai pritet të lirohet sot. 92 vjeçari Papon po vuante një dënim me dhjetë vjet burg që nga viti 1999 për rolin e tij në deportimin e hebrenjve francezë në kampe përqëndrimi naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Papon ishte shefi i policisë në regjimin kolaboracionist e Vichy-së në qytetin Bordo, në jug të Francës gjatë luftës.//kk

XS
SM
MD
LG