Lidhje

Kashmir: vazhdon dhuna në periudhën e zgjedhjeve - 2002-09-18


Ekstremistë të dyshuar myslimanë në Kashmirin indian vranë dy veprimtarë të partisë në pushtet në klimën e dhunës së vazhdueshme të lidhur me zgjedhjet, para një raundi të dytë votimesh që do të mbahet javën e ardhshme. Policia thotë se anëtarët e Partisë Konferenca Kombëtare u goditën në qendër të Srinagarit në dy sulme të veçanta që u kryen brenda disa orësh. Ekstremistët myslimanë që kundërshtojnë kontrollin indian mbi Kashmir, janë zotuar të pengojnë zgjedhjet parlamentare. Zyrtarë indianë thonë se rreth 47 për qind e personave me të drejtë vote, morën pjesë në votim dje, raundi i parë i zgjedhjeve për asamblenë shtetërore. Votimi do të përfundojë më 8 tetor.//kk

XS
SM
MD
LG