Lidhje

Washington Post: al-Qaida do të luftohet në fshehtësi - 2002-09-18


Gazeta The Washington Post shkruan se Departamenti amerikan i Mbrojtjes po përgatitet të ngarkojë Komandën për Operacione të Veçanta me përgjegjësinë e drejtimit të shumicës së operacioneve kundër terrorizmit, duke anuar më shumë drejt një lufte të fshehtë kundër al-Kaidës dhe grupeve të tjera terroriste.

Gazeta amerikane citon burime qeveritare dhe thekson se ky hap ka qenë në shqyrtim për disa muaj. Komanda e Operacioneve të Veçanta ka trupa të forcës speciale të stërvitur shumë mirë si edhe njësi të fsheta anti-terroriste, të cilat mund të ndërmarrin misione për të kapur apo vrarë terroristë.

dërkohë, rrjeti televiziv amerikan ABC njofton se Pentagoni dhe CIA janë të gatshme të dërgojnë trupa në Jemen, ku mendohet se kanë ikur shumë luftëtarë të al-Kaidës.//kk

XS
SM
MD
LG