Lidhje

Shpërthim vetëvrasës në Israel - 2002-09-19


Një shpërthim i fuqishëm në një autobus në qendër të Tel Avivit shkaktoi vdekjen e të paktën 5 vetave dhe plagosjen e rreth 40 të tjerëve. Zyrtarë të policisë izraelite thonë se dyshojnë që një palestinez ishte autori i sulmit vetëvrasës, që ndodhi në një zonë tregtare të qytetit. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Dje, autori palestinez i një shpërthimi aktivizoi lëndë plasëse pranë një stacioni autobuzi në Izraelin verior, duke vrarë veten dhe një polic izraelit. Grupi ekstremist Xhihadi Islamik ka marrë ppërgjegjësinë për sulmin e djeshëm. //xh

XS
SM
MD
LG