Lidhje

Gjermania merr masa kundër terrorizmit - 2002-09-19


Gjermania deklaroi të jashtëligjshme 16 organizata që akuzohen për lidhje me një grup islamik me bazë në Këln, i cili u ndalu me ligj në dhjetor të vitit të kaluar në bazë të ligjit mbi terrorizmin.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë njofton se policia bastisi sot në mëngjes 100 zyra dhe shtëpi në gjithë vendin dhe bllokoi llogaritë bankare të këtyre organizatave.

Qeveria gjermane thotë se këto grupe janë të lidhure me organizatën Shteti Kalifat, e drejtuar nga Muhamed Metin Kapllan. Kjo organizatë bën thirrje për përmbysjen e qeverisë laike të Turqisë dhe zëvendësimin e saj me një shtet islamik.

Zoti Kapllan po vuan dënimin me 4 vjet burgim për nxitjen e vrasjes nga përkrahësit e tij të një udhëheqësi rival islamik në Gjermani. Ai kërkohet edhe nga autoritetet turke nën akuzat për tradhti.//kk

XS
SM
MD
LG