Lidhje

Prokurorët kërkojnë 24 vjet burg për Andreottin - 2002-09-20


Prokurorët italianë i kërkuan një gjykate apeli të dënojë ish-kryeministrin Giulio Andreotti me 24 vjet burgim, për rolin e tij në vrasjen e një gazetari në vitin 1979.

Në gjyqin e parë tre vjet më parë, ish-udhëheqësi 82 vjeçar dhe senatori italian i përjetëshëm, u shpall i pafajshëm. Zoti Andreotti nuk mori pjesë në seancën e sotme.

Prokurorët thonë se ndihmësit e zotit Andreotti, në bashkëpunim me Mafian, organizuan vrasjen e një gazetari, Mino Pecorelli. Gazetari mendohet se do të botonte informacione që mund të kishin shkatërruar karrierën e zotit Andreotti.

Zoti Andreotti i ka mohuar akuzat ndaj tij. Në një proces gjyqësor të veçantë në Siçili në mars, u arrit në përfundimin se ai nuk ishte anëtar i Mafias.//kk

XS
SM
MD
LG