Lidhje

Forcat amerikane në rajonin e Gjirit - gati të ndërhyjnë kundër Irakut - 2002-09-21


Gjenerali amerikan, Tommy Franks, tha se forcat amerikane në rajonin e Gjirit Persik janë gati të ndërhyjnë kundër Irakut, në se presidenti vendos për luftë.

Duke folur sot në Kuvajt, ditën e tretë të një vizite në rajon, gjenerali Franks tha se forcat amerikane janë të përgatitura për veprim të menjëhershëm, nëse lind nevoja. Megjithatë, gjenerali theksoi se presidenti Bush nuk ka vendosur ende të fillojë apo jo një sulm kundër Irakut.

Gjenerali Franks është komandanti i forcave amerikane në rajon, që mbulon si Irakun edhe Afganistanin.

XS
SM
MD
LG