Lidhje

Sekretari Rumsfeld për krijimin e një force të ndërhyrjes së shpejtë - 2002-09-21


Në takimin e ministrave të NATO-s që do të mbahet në Varshavë javën e ardhshme, pritet që Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, të propozojë krijimin e një force të re të ndërhyrjes së shpejtë. Një zyrtar i lartë i departamentit të Mbrojtjes tha se ky propozim synon krijimin e një force të gatshme brenda NATO-s, në të cilën do të përfshiheshin trupat amerikane, kanadeze dhe evropiane. Kjo forcë, nëse krijohet, do të ishte e aftë për t’u dislokuar kudo në botë brënda një jave.

Ky propozim do të bëhet nga Sekretari amerian i mbrojtjes, Rumsfeld, i cili nesër niset për në Varshavë, për takime që do të zgjasin 2 ditë e gjysëm në përgatitje të takimit jo-zyrtar të minsitrave të NATO-s ditën e martë. Një zyrtari i lartë i Pentagonit, duke folur me gazetarët me kusht që të mbetej anonin, tha se në qoftë se ky propozim gjen mbështetje, do t’u paraqitet kryetarëve të shteteve-anëtare të NATO-s gjatë takimit të tyre të nivelit të lartë që do të mbahet në muajin nëntor në Pragë.

Zyrtari në fjalë tha se nëse ideja miratohet, do të duheshin 2 vjet për krijimin e një force të tillë. Zyrtari tha se forca e reagimit të shpejtë nuk është në kundërshtim me Forcën Evropiane të reagimit të shpejtë, që zyrtarët pohojnë se është paraparë më shumë si një njësi për ruajtjen e paqes. Kurse Forca e Ndërhyrjes së NATO-s do të parashihet për një luftë të vërtetë siç është një operacion i një koalicioni të ri të mundshëm kundër Irakut.

Megjithatë zyrtari i lartë i Pentagonit tha se ndërsa çështja e Irakut ka të ngjarë të diskutohet gjatë vizitës së zotit Rumsfeld në Varshavë, por nuk pritet që zoti Rumsfeld të kërkojë kontribut specifik ushtarak nga aleatët kaq herët. //az

XS
SM
MD
LG