Lidhje

Shpallen çmimet Emmy - 2002-09-23


Drama “West Wing” dhe seriali komik “Friends” ishin këtë vit fituesit kryesorë në ceremoninë e Çmimeve Emmy që nderon arritjet më të mira në televizion. “West Wing,” në të cilën pasqyrohen sfidat e jetës dhe punës në Shtëpinë e Bardhë, fitoi çmimin Emmy si drama më e mirë e vitit, duke marrë çmimin për të tretin vit radhazi.

Tre nga aktorët e serialit, Allison Janney, John Spencer dhe Stockard Channing u nderuan me çmime Emmy. Seriali komik “Friends” me temë nga jeta e një grupi shokësh që jetojnë në qytetin e New Yorkut, u nderua si seriali komik më i mirë i vitit.

Aktorja e këtij seriali Jennifer Anniston fitoi çmimin Emmy si aktorja më e mirë në një serial komik.

Atmosfera madhështore e çmimeve Emmy këtë vit ishte në kontrast me ceremoninë serioze të vitit të kaluar, që u zhvillua pak pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. //kk

XS
SM
MD
LG