Lidhje

Qeveria shqiptare bën përpjekje për të ndihmuar banorët e rrezikuar - 2002-09-23


Qeveria shqiptare vendosi të shpallë mbrëmë gjendjen e emergjencës natyrore në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit pas përmbytjeve që u shkaktuan nga shirat e shumta. Të gjitha strukturat shtetërore janë vënë në lëvizje për t’u ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar. Për këtë arsye kryeministri, Fatos Nano, ka ngritur një komitet ndërministror që do të ndjekë situatën e jashtëzakonëshme në veri të vendit.

XS
SM
MD
LG