Lidhje

Përmbytje në rrethet veriore të Shqipërisë - 2002-09-23


Gjatë natës është rënduar më tej situata në zonat e përmbytura të qarkut të Lezhës, ku qeveria shqiptare shpalli mbrëmë gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Disa mijra familje nuk arritën të largoheshin nga zonat e përmbytura, gjë që ka rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në pjesën më të madhe të zonës së përmbytur, përfshirë qytetin e Lezhës, gjatë natës ka munguar edhe energjia elektrike. Ndërkohë në prefekturën e Lezhës ishin gjatë natës edhe ministri i Mbrojtjes dhe ai i Energjetikës.

XS
SM
MD
LG