Lidhje

Kryeministri Nano mblodhi mbrëmë vonë komitetin ndër-ministror - 2002-09-23


Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano mblodhi mbrëmë vonë komitetin ndër-ministror të emergjencës civile për të vlerësuar gjendjen në vend pas përmbytjeve të dy ditëve të fundit. Kreu i qeverisë kërkoi të bëhet përllogaritja e dëmeve në objektet dhe pasuritë publike dhe jo-publike. Tre ministra të qeverisë do të shkojnë sot në jug të vendit në qytetet me më shumë dëme.

Moti nisi të përmirësohet në jug të Shqipërisë, por problemet e shkaktuara nga përmbytjet e djeshme vazhdojnë. Në Gjirokastër, një segment i rrugës kombëtare është bllokuar, ndërsa në qytetet jugore mungon prej 24 orësh energjia elektrike.

Ndërsa në Shqipërinë veriore, megjithë përmirësimin e motit dhe uljen e nivelit të ujrave, rreth 2 mijë familje kaluan natën e dytë larg shtëpive të tyre, që gjënden brënda zonës së përmbytur në qarkun e Lezhës. Në mesnatë është vënë në punë edhe hidrovori i fundit, gjë që do të ndikojë në zvogëlikmin e sipërfaqjs së përmbutur, e cila në qarkun e Lezhës arriti në 15 mijë hektarë.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Gjok Jaku tha se situata po shkon drejt normalizimit dhe se ka një solidaritet të madh të banorëve dhe strukturave jo-qeveritare.//ze

XS
SM
MD
LG