Lidhje

Blair: programi irakian i armëve po rritet - 2002-09-23


Kryeministri britanik, Tony Blair, i tha parlamentit se programi irakian i armëve kimike dhe biologjike është aktiv, i hollësishëm dhe në rritje.

Kryeministri Blair e bëri këtë koment në një fjalim që mbajti sot në fillim të seancës së posaçme njëditëshe të parlamentit për të diskutuar rreth çështjes së Irakut.

Po sot, udhëheqësi britanik publikoi një raport 55 faqesh, në të cilin thuhet se Iraku ka plane ushtarake për përdorimin e armëve kimike dhe biologjike.

Në raport thuhet gjithashtu se udhëheqësi irakian, Sadam Husein, vazhdon përpjekjet për të siguruar nga vendet Afrika sasi të mëdha uraniumi, një komponent kyç për ndërtimin e armëve bërthamore.

Ministri irakian i Kulturës, Hamed Jusuf Humadi, e dënoi raportin britanik, duke e cilësuar atë si të pabazë.//kk

XS
SM
MD
LG