Lidhje

Një Terapi e Re Kundër Kancerit - 2002-09-24


Kohët e fundit, Instituti Kombetar amerikan i Kancerit njoftoi se ka filluar eksperimentimin e një mënyre jo të zakonëshme për luftimin e kancerit. Metoda e re quhet imunoterapi, që siç mund të kuptohet, imuniteti i organizmit përdoret për të goditur qelizat kanceroze.

Shkencëtarët janë shumë optimist rreth së ardhmes së kësaj terapie, megjithëse provat deri tani kanë qënë të pakta në numër, ndoshta për arsye të fondeve jo të mjaftueshme .

Në këtë kuadër, javën e kaluar, koalicioni kombëtar për kërkime në fushën e kancerit organizoi një takim në Kongres për të kërkuar më shumë fonde qeveritare. Doktor Harold Moses i qëndrës kërkimore mjekësore Wanderbild-Ingram thotë se provat me imunoterapi duhen parë si një zhvillim mjaft i madh në fushën e mjekësisë për faktin se kjo mënyrë mund të përdoret kundër të gjitha llojeve të kancerit.

Nga rezultatet e deritanishme të provave, megjithëse të pakta në numër, duket se shumica e të sëmurëve janë përmirësuar dukshëm. Ndërkohë, shumë të tjerë shpresojnë se imunotherapia do t’i shpëtojë nga kjo sëmundje vdekje prurëse.

Jesica Mosher, 26 vjeçare, vitin e kaluar u diognastikua me melanoma. Pavarësisht nga përpjekjet për trajtimin me kirurgji e kimotherapi, melanoma u përhap duke prekur mëlçinë, mushkritë dhe shtyllën kurrizore.

Para tre javësh, Jessica u bë pacientja e 16 që i nënshrohet mënyrës së re të trajtimit me imunoterapi. Kjo lloj terapie shfrytëzon sistemin imunitar të organizmit për të luftuar kancerin.

Shefi i Institutit Kombëtar mbi Kancerin, Stephen Rosenberg thotë se imunoterapia është proces katër fazash: Së pari kanceri hiqet me operacion nga trupi i të sëmurit. Pas kësaj, tumori i hequr dërgohet në laborator për kërkime për qeliza anti kaceroze të quajtura T-Lymphocytes. Këto qeliza shumëfishohen dhe pastaj miliarda në numër ato futen në gjakun e pacientit për të gjetur dhe goditur tumoret.

Kjo mënyrë e re ka dhënë rezultate mjaft premtuese. Nga 16 të sëmurë që janë i janë nështruar imunoterapisë, në 6 prej tyre tumori është zvogëluar dukshëm, tek 2 të tjerë tumori u zvogëlua deri në 95 përqind. Në 4 pacientë, tumori u zvogëlua deri diku, ndërsa vetëm tek 3 pacientë, nuk u vu re ndonjë ndryshim. Ndërkohë për Jessicën, e cila ndodhet në proces, ende nuk mund të thuhet gjë.

Mjeku Harlod Moses thotë se duket që në një të ardhme të afërt, imunoterapia do bëhet një mënyrë e përhapur në trajtimin e rasteve të kancerit, dhe se bashku me terapi e ilaçe të tjera si Gleevec dhe Iressa do të ndikojë dukshëm në uljen e rasteve të vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara e në botë.

Ndërkohë Koalicioni kombëtar për kërkime në fushën e kancerit thotë se nevojiten më shumë fonde qeveritare për vazhdimin e provave dhe punës kërkimore në këtë drejtim. Herë pas herë ky koalicion organizon takime në Kongres ku paraqet para ligjvënësve ish viktima të kancerit që dëshmojnë sesi ilaçet e reja dhe puna e palodhur e mjekëve kanë shpëtuar jetën e tyre.

Edhe ndërgjegjësimi më shumë i njerëzve për dëmet që sjell duhani duket se është punë e këtij koalicioni. Një pjesë të punës ky koalicion e përqëndron në kërkimet shkencore që e paraqesin duhanin si shkaktar kryesor të kancerit. ********************************************

Ndërkohë, astronomët për herë të parë kanë përgatitur një film dokumentar me fotografitë e marra nga teleskopi Hubble. Kur mjegulla në formë gaforreje u shfaq papritur në qiell afro një mijë vjet më parë, astronomët kinezë mbajtën shënime e shkruan rreth saj, ndërsa indianët e Amerikës e gdhëndën në gur.

Tani astronomët duke përdorur teleskopët më të fuqishëm të kohës, kanë bërë një film dokumentar rreth Mjegullës së Gaforres. Shkencëtarët thonë se nga pamjet kanë mësuar se kjo mjegullje është një yll mjaft kompakt që rotullohet me shpejtësi rreth vetes duke çliruar vrullshëm energji.

Filmi u prodhua duke përdorur pamje televizive dhe duke i kombinuar ato me një seri fotografishë të marra nga teleskopi Hubble dhe nga Observatori Chandra X.

Ndërkohë, sateliti Aqua, sistemi më i ri i Nasas për vrojtimin e Tokës po dërgon me suskes të dhëna dhe imazhe mbi gjendjen e planetit tonë. Sateliti Aqua, i pajisur me 6 instrumente të fuqishme, u lëshua në orbit para dy muajsh, dhe nëse gjithshka shkon sipas planit të dhënat e dërguara mund të çojnë në përmirësimin e parashikimit të motit dhe në një kuptim më të mirë të sistemit klimatik, veçanërisht rolit të ujit në të.

XS
SM
MD
LG