Lidhje

Këshilli i Sigurimit miraton një rezolutë kompromisi - 2002-09-24


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë, në të cilën i bëhet thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj selisë së udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Këshilli i Sigurimit miratoi sot një rezolutë kompromisi, në të cilën i bëhet thirrje edhe Autoritetit Palestinez të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës për akte terroriste.

14 nga 15 vendet anëtare të Këshillit votuan në favor të rezolutës. Shtetet e Bashkuara abstenuan, duke thënë se në rezolutë grupet terroriste nuk dënohen duke u përmendur me emër.

Ndërkohë, zoti Arafat vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e vetme që ka mbetur në këmbë në kompleksin e rrethuar. Ai kundërshton kërkesat e Izraelit për dorëzimin e rreth 200 përkrahësve të tij.//kk

XS
SM
MD
LG