Lidhje

Shqipëri: situata ende e rënduar - 2002-09-24


Qeveria shqiptare po merr masa emergjente për të tejkaluar krizën humanitare që krijuan përmbytjet e ditëve të fundit. Forcat e ushtrisë po ndihmojnë në sigurimin e stacioneve elektrike dhe hapjen e rrugëve. Biznesmenët shqiptare kane kontribuar me disa qindra mijë dollarë ndihma ndërkohë që kanë mbërritur edhe ndihmat e para nga jashtë vendit.

Gjatë ditës së sotme është vështirësuar situata në veri të Shqipërisë për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Më të rrezikuara janë digat të cilat nga vërshimi i përrenjve rrezikojnë të përmbytin fshara të tjera. Njoftohet se në qarkun e Lezhës janë përmbytur edhe 4 fshatra të tjera dhe se atje kanë shkuar forcat e ushtrisë.

Moti i keq po vazhdon ne jug te Shqiperisë. Në Gjirokaster dhe rrethet fqinje mungon prej dy ditësh energjia elektrike prej përmbytjes së nënstacioneve elektrike. Sot u shfaqën pasojat e para në mungesën e artikujve ushqimorë. //kk

XS
SM
MD
LG