Lidhje

Sateliti Aqua në Mision - 2002-09-24


Sateliti Aqua, sistemi më i ri i Nasas për vrojtimin e Tokës, po dërgon me sukses të dhëna dhe imazhe mbi gjendjen e planetit tonë. Sateliti Aqua, i pajisur me 6 instrumente të fuqishme, u lëshua në orbit para dy muajsh, dhe nëse gjithshka shkon sipas planit të dhënat e dërguara mund të çojnë në përmirësimin e parashikimit të motit dhe në një kuptim më të mirë të sistemit klimatik, veçanërisht rolit të ujit në të.

Ndërkohë, astronomët për herë të parë kanë përgatitur një film dokumentar me fotografitë e marra nga teleskopi Hubble. Kur mjegulla në formë gaforreje u shfaq papritur në qiell afro një mijë vjet më parë, astronomët kinezë mbajtën shënime e shkruan rreth saj, ndërsa indianët e Amerikës e gdhëndën në gur.

Tani astronomët duke përdorur teleskopët më të fuqishëm të kohës, kanë bërë një film dokumentar rreth Mjegullës së Gaforres. Shkencëtarët thonë se nga pamjet kanë mësuar se kjo mjegullje është një yll mjaft kompakt që rotullohet me shpejtësi rreth vetes duke çliruar vrullshëm energji.

Filmi u prodhua duke përdorur pamje televizive dhe duke i kombinuar ato me një seri fotografish të marra nga teleskopi Hubble dhe nga Observatori Chandra X.

XS
SM
MD
LG