Lidhje

Iraku vazhdon të shkelë rezolutat e Këshillit të Sigurimit që nga 1991 - 2002-09-25


Siç tha presidenti George W. Bush në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, regjimi i Sadam Huseinit në Irak vazhdon të shkelë kushtet e vendosura ndaj tij nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që prej vitit 1991. Këto kushte ishin përfshirë në rezolutën e armëpushimit të vitit 1991 dhe në serinë e rezolutave të miratuara gjatë 10 vjetëve pasi koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i detyroi trupat irakiane të tërhiqeshin nga Kuvajti. Bagdadit i kërkohet të heqë dorë nga armët e shkatërrimit në masë, ti japë fund mbështetjes për terrorizmin, të ndalojë persekutimin e popullsisë së tij civile, të njoftojë mbi fatin e të gjithë personelit të humbur nga lufta e Gjirit Persik dhe të heqë dorë nga tregëtia e ndaluar matanë programit naftë për ushqime.

Pas fjalimit të presidentit Bush, ministri i jashtëm irakian dërgoi një letër në të cilën thoshte se inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët do të lejoheshin të kthehen pa kushte në Irak. Por letra e Irakut me sa duket është diçka më tepër se sa një dredhi ose një taktikë për të fituar kohë. Në fakt, është vështirë që oferta e Irakut të shikohet në ndonjë mënyrë tjetër, duke pasur parasysh qëndrimin e këtij vendi gjatë 11 vjetëve të fundit. Në qershor të vitit 1991, vetëm një muaj pasi Bagdadi ra dakord ti jepte inspektorëve të Kombeve të Bashkuara liri të pakufizuar hyrje-dalje në vend, irakianët hapën zjarr në mënyrë paralajmëruese në drejtim të inspektorëve për ti mbajtur ata larg automjeteve të dyshuara. Incidente të tilla vazhduan gjatë gjithë periudhës që inspektorët qëndruan në Irak.

Në qershor të vitit 1997, shoqëruesit irakianë në bordin e një helikopteri të Kombeve të Bashkuara u përpoqën të pengonin pilotin që të fluturonte mbi zonat, për ku ai ishte nisur. Në shtator të po atij viti, një oficer irakian sulmoi një inspektor të OKB-së në bordin e një helikoteri të Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që ai po përpiqej të fotografonte lëvizje të paautorizuara të automjeteve irakiane brënda një zone të caktuar për inspektime. Po atë muaj, inspektorët e OKB-së, që përpiqeshin të hynin në një qendër të dyshuar, filmuan roje irakiane duke lëvizur dosje, duke djegur dokumenta dhe duke hedhur në një lumë aty pranë kuti të mbushura me hi. Ekipet e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara u larguan nga Iraku në dhjetor të vitit 1998 sepse ato nuk mund të bënin punën e tyre.

Një mënyrë e re inspektimesh duhet të zbatohet menjëherë, të jetë e pakufizuar dhe pa kushte: Inspektorët të shkojnë kudo, në çdo kohë dhe të inspektojnë çdo gjë. Kjo është arsyeja që sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se çdo rezolutë e Kombeve të bashkuara duhet të jetë mjaft e fuqishme dhe mjaft e gjithanshme në mënyrë që të rezultojë në çarmatimin e Irakut dhe jo vetëm në inspektime.

Këshilli i Sigurimit duhet të sigurojë çarmatimin e Irakut. Në se nuk mund tia arrijë këtij qëllimi ose nuk do të bëjë një gjë të tillë, atëhere tha presidenti Bush, Shtetet e Bashkuara dhe disa prej miqve tanë do tia arrijmë këtij objektivi.//ze

XS
SM
MD
LG