Lidhje

Pakistan: sulmohet një institucion i krishterë bamirsie - 2002-09-25


Policia pakistaneze njofton se të paktën 7 vetë u vranë në një sulm ndaj një organizate bamirëse të krishterë në qytetin-port të Karaçit. Zyrtarë të policisë thonë se dy persona të armatosur hynë në zyrat e Institutit për Paqe dhe Drejtësi, një organizatë e krishterë bamirëse pakistaneze, dhe hapën zjarr me armë automatike. Gjashtë veta u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Një nga të plagosurit vdiq më vonë në spital. Një zyrtar i policisë në Karaçi tha se të gjithë të vrarët dhe të plagosurit ishin të krishterë dhe se sulmuesit kishin ikur. Ende nuk ka njoftime për motivin e sulmit. //az

XS
SM
MD
LG